Zyrtari policor sulmohet nga pesë persona

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.

Po ashtu i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe  gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme