Zyrtari ukrainas kërkon që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidienti i Ukrainës, Oleksandr Korniyenko, ka thënë se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Në një postim në Tëitter, Kornyenko, ka shkruar se Ukraina nuk do të heshtë pasi Rusia po vazhdon të pushtojë territore të huaja.

Nuk është e qartë se si Rusia mund të hiqet nga kjo organizatë, duke qenë se ajo është një anëtare e përhershme.

Rusia gjithashtu ka të drejtën e vetos për votat, dhe ka të ngjarë të jetë në gjendje të bllokojë çdo mocion për ta hequr atë.

E si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus, vendet perëndimore i kanë vënë sanksione Rusisë.

Madje shumë prona të individëve të caktuar rusë, që kishin lidhje me financimin e luftës ruse në Ukrainë apo kanë ndihmuar Putinin, u janë sekuestruar në mbarë botën.

Të ngjashme