Një rast i ‘Zjarrvënies’ ështëshënuar dje në fshatin Tvrdanë të Leposaviqit.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij.
Ai dyshon se kjo iu bë qëllimisht.
“I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij”, thuhet në njoftim.