Interi i Milanos ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të nënshkruar me mbrojtësin nga Maroku, Achraf Hakimi. Këtë e ka bërë të ditur klubi i madh spanjoll të enjten.
Hakimi 21-vjeçar ka kaluar shkallët te Real Madridi, pasi i ishte bashkuar akademisë së këtij klubi në vitin 2006. Ai dy vjetët e fundit i kaloi huazim te Borussia Dortmundi.
Ana financiare e marrëveshjes nuk është zbuluar, por mediat italiane kanë raportuar se Interi do të paguajë 40 milionë euro.
“Klubi dëshiron të falënderojë Achrafin për shumë vjetët e dedikimit, profesionalizimit dhe qasjes shembullore, që kur i është bashkuar akademisë sonë në vitin 2006. Real Madridi i dëshiron atij çdo të mirë në kapitullin e ri”, thuhet në komunikatë të Realit.