Zyrtarja e BE-së për vizat: Gjithmonë arsyetime të reja, Kosova po diskriminohet

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas qe Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Schneeberger, përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjithmonë po dalin arsyetime të reja për vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave.

Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka thënë Schneeberger.

Të ngjashme