Elizabeth Gowing ka dhënë dorëheqje nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës.
Vendimi i saj vjen si reagim për ndarjen e disa parave të Qeverisë së Kosovës që ishin të destinuara për OJQ-të dhe mediat nga komunitetet joshumicë, por që shumica e parave shkuan për ato që janë shqiptare.
Për këtë ajo ka dalë me një sqarim ku thotë se nuk e mbron vendimin komisionit vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve dhe të mbrojë integritetin e saj.
“Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty. Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore per mundesi m’e anulue nje konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne kete menyre, dhe isha lajmerue se vetem Komisioni i Ankesave mundet me e anulu kete konkurs. Kur kuptova te henen qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre per Ceshtje te Komuniteteve. Nuk mundem m’e mbajte integritetin tim dhe m’e mbrojte vendimin e komisionit vleresues per ndarjen e atyre mjeteve”, ka thënë mes tjerash ajo.
Goëing do të vazhdojë të mbajë postin e këshilltares për komunitete e kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë:
Faleminderit shume per mesazhet mbeshtetes gjate ketyre diteve. Po shkruaj ketu nje sqarim, sidomos per ata qe nuk lexojne gjuhen serbe te artikujve qe kane dale dje per vendimin tim lidhur me punen time me qeverine.
Po e perseris perkushtimin tim per vazhdimin e punes si keshilltare e Kryeministrit Kurti per ceshtje te komuniteteve. Ka shume pune per me ba dhe shume vullnet dhe mundesi brenda qeverine dhe energjia ime per kete pune nuk ndryshohet. Cka ndryshon eshte mundesi per mua me vazhdue bashkepunim me Zyren per Ceshtje te Komuniteteve (ZCK) e perbere nga stafi civil qe e kam gjetur aty dhe qe funskionon brenda Zyres se Kryeministrit. Kjo zyre ka shpalle konkurs per nje gjysme milion euro per OJQ dhe media per perkrahje te komuniteteve. Kerkesa qe ka dale prej konsulltimit me komunitetet qe kam udheheq bashke me ZCK ne fillim te vitit, ishte qe fituesit duhet te deshmojne qe kane baze ne komunitet. Une kam investue shume kohe ne terren dhe ne takime me ojq prej te gjithe komuniteteve joshumice per me ndertue besim ne ZCK dhe m’i binde sa ma shume me aplikue per keto fonde te parave publike.
Sipas rregullores se ministrise se financave 2017/4 per financimin e OJQ-ve, te emertuar politike (sic jam une) nuk munden me marre pjese ne proces te vleresimit te aplikimeve. As nuk kam dite kush ka aplikue. Komisioni per vleresimin e aplikimeve eshte perbere nga 3 sherbyes civil dhe 2 eksperte te jashtem qe jane te perzgjedhur nga nje komisioni tjeter te sherbyeseve civil.
Jam lajmerue per rezultatet e vleresimit te tyre kur kane dale ne ëebsajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatet te njohura per pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te ojq-ve, kam gjete vetem 3 qe kane nje baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty. Kam kerkue opinion ligjor nga Zyra Ligjore per mundesi m’e anulue nje konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne kete menyre, dhe isha lajmerue se vetem Komisioni i Ankesave mundet me e anulu kete konkurs. Kur kuptova te henen qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmerue qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre per Ceshtje te Komuniteteve. Nuk mundem m’e mbajte integritetin tim dhe m’e mbrojte vendimin e komisionit vleresues per ndarjen e atyre mjeteve.
Puna me kryeministrin Kurti vazhdon.