Rimeçi mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt do të zhvillohet në New York, në Barclays Center, ose më 27 prill ose me 18 maj, sipas boxingscene.com.
Kjo gjë pritet të zyrtarizohet edhe nga dy boksierët gjatë javëve në vazhdim, kurdo që të vendoset data përfundimtare, nëse do të mbahet më 27 prill apo 18 maj.
Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin ËBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvillua më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe përfundoi baras.
Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.
Fillimisht ishte bërë e ditur se do të zhvillohet një rimeç në maj apo qershor të këtij viti, megjithatë ky plan ka ndryshuar dhe rimeçi mes këtyre të dyve tani pritet të zhvillohet në prill apo në maj.