​AAK me kallëzim penal në Prokurorinë e Pejës

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, sot do të dorëzojë një Kallëzim Penal në Prokurorinë e shtetit në Pejë.

Sipas AAK-së, ky kallëzim Penal ka të bëj me dyshimet e këtij subjekti politik për keqpërdorimin e parasë publike të qytetarëve të Komunës së Pejës dhe lidhur me kryerjen e disa veprave penale të tjera, nga ana e personave kompetent të Komunës së Pejës.

“Për më tepër mbetet punë e Prokurorisë, që të veproj konform nenëve 102 dhe 104 të kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme