AAK kërkon të hiqen të gjitha kompensimet për deputetët

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hiqen të gjitha kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve.

Pal Lekaj, deputet nga AAK ka thënë se duhet të hiqen të gjitha këto kompensime në lidhje me punën e deputetëve.

“Nëse ne dëshirojmë që në mënyrë të plotë ta kursejmë buxhetin e shtetit, le ta bëjmë në këtë formë, e jo të bëhet politik që të hiqen vetëm 50% e shumës totale të kompensimeve, ashtu siç ka propozuar Grupi Parlamentar i VV-së”, është shprehur Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme