​Ali Uka emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë së Gjakovës

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka emëruar si ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka.

Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi.

Po në fillim të këtij takimi, betimin para anëtarëve të KPK-së e ka dhënë anëtari më i ri, Agron Beka i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Këshillit nga radhët e fakulteteve juridike.

Këshilli gjatë këtij takimi ka marrë vendim për shpallje të brendshme për avancim të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit, si dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së 7 prokurorëve, ku për dy nga këta prokurorë ka marrë vendim që të bëhet rivlerësimi nga ana e komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme