​Arrestohet një 41-vjeçar për mashtrim të shitjes së pronave në Prishtinë

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet E. C. (41), nën dyshimet se ka mashtruar të paktën shtatë persona dhe ka përfituar rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një paralagje të Prishtinës.

E.C., shtetas kosovar, akuzohet për veprat penale mashtrim, falsifikim dokumenti, si dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

I njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra-mijëra euro.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndërkohë janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë për implikim në rastin e njëjtë.

Të ngjashme