​Austri: 242 raste të reja me COVID-19, numri i të shtruarve në spital po rritet

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Në Austri, 242 raste të reja të infeksionit koronavirus u regjistruan nga 6.221 teste në 24 orët e kaluara.

Numri i pacientëve të ri mbetet tre shifror, dhe në të njëjtën kohë numri i të shtruarve në spital po rritet.

Vjena është përsëri vatër kryesore me 94 raste të reja, pasuar nga Shajerska me 36, Austria e Ulët 29 dhe Austria e Epërme me 20.

Rritja e të shtruarve në spital është gjithashtu i lartë, pasi 116 persona ishin akomoduar në spital të dielën, ndërsa të hënën numri i të shtruarve në spital u ngrit në 135.

Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve në kujdes intensiv mbeti i pandryshuar në 23. Numri i të sëmurëve aktivë është aktualisht 2,952. Gjithashtu, një person vdiq në 24 orët e fundit, kështu që numri i vdekjeve arriti në 733.

Që nga fillimi i epidemisë në Austri në fund të shkurtit, 25.402 persona janë testuar pozitivisht për koronavirusin, dhe 21.657 janë shëruar.

Të ngjashme