Një numër kufizimesh kundër koronavirusit janë hequr sot në Danimarkë, me gjithë përhapjen e variantit omicron të virusit në vend.
Sipas AP, kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë dhe teatrot janë ndër vendet e para që fillojnë të punojnë sërish.
Një numër i kufizuar spektatorësh lejohen gjithashtu të marrin pjesë në ngjarje sportive të brendshme dhe të jashtme.
Vizitorëve u kërkohet të mbajnë maska në shumicën e këtyre vendeve, si dhe të japin konfirmimin se janë vaksinuar ose janë shëruar ose se kanë rezultuar negativisht për virusin korona.
Ministri i Shëndetësisë Magnus Hojnike tha në fillim të kësaj jave se qeveria po monitoronte nga afër situatën e pandemisë dhe se “nuk do të kishte mbështetur rihapjen nëse nuk do të ishte për një qasje të qartë”.
Qeveria daneze thuhet se planifikon të lehtësojë më tej kufizimet më 31 janar.
Sipas studimeve të hershme, varianti omicron ka më pak gjasa të shkaktojë simptoma serioze të sëmundjes, siç ishte rasti me delta.
Lloji omicron i koronavirusit po përhapet më shpejt se llojet e tjera dhe tashmë është bërë dominues në shumë vende.