Përhapje e madhe e Omicron tek fëmijët, Tolaj: Edhe një dështim i shëndetësisë dhe qeveritarëve, të ‘mençurit’ nuk i dëgjuan këshillat

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Omicron është varianti që ka ‘mbërthyer’, botën anembanë, ku duket se vendet europiane kanë shënuar edhe rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve, imune ndaj këtij varianti s’ka qenë as vendi ynë, ndërsa tek ne mosha me e atakuar janë adoleshentit. E për këtë ka folur infektologu Ilir Tolaj, ai ka thënë se ky variant është dominues tek ata persona që nuk e kanë kaluar në mënyre natyrale infeksionin dhe të cilët nuk janë vaksinuar.

Tolaj në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se moshat e reja janë më të prekur nga varianti omicron pasi që fëmijët dhe adoleshentët kanë qenë më së paku e prekur nga Covid-19.

Ai tutje ka shtuar se ka insistuar edhe publikisht që të rekomandohet edhe vaksinimi i fëmijëve, por se fatkeqësisht autoritetet shëndetësore në Kosovë, nuk i kanë përfillur këto këshilla, siç ka thënë nuk u treguan aspak të mençur.
Tolaj këtë e ka quajtur dështim të radhës nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare, të cilët i kontribuan përhapjes së infeksionit mes fëmijëve dhe adoleshentëve në përballje me pandeminë dhe përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me ligj.

“Ky variant është dominues në ata persona që deri tash nuk e kanë kaluar infeksionin në mënyrë të natyrshme dhe nuk janë vaksinuar. Me që janë fëmijët dhe adoleshentët që deri tash më së paku kanë qenë të prekur nga Covid-19, ka qenë e ditur që në një valë të ardhshme si kjo e tashmja, kjo kategori të jetë më e prekura sepse është kategoria e ndjeshme. Mu për këtë arsye edhe disa muaj më herët kam insistuar dhe publikisht kam rekomanduar që të vaksinohen edhe fëmijët. Fatkeqësisht, as autoritete shëndetësore e as ato qeveritare nuk u treguan të mençura që të përfillin këshillat e mira, duke i kontribuar tash përhapjes së infeksionit mes fëmijëve dhe adoleshentëve, që në fakt është edhe një dështim i radhës i tyre në përballje me pandeminë dhe përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me ligj”, ka thënë Tolaj.

Ndërsa i pyetur se a do mund të jetë kjo vala e fundit e pandemisë, Tolaj ka thënë se sipas trendit dhe zhvillimeve me valën e fundit, ka gjasa që kjo të jetë vala e fundit e rëndësishme e pandemisë Covid-19 dhe se koronavirus do të bëhet endemik, i ngjashëm me infeksionet e tjera respiratore me të cilat ballafaqohemi për çdo vit.

Ndërsa ka theksuar se për kategori të caktuara, mund të ketë vaksinim të përvitshme, ose në çdo dy vjet, ngjashëm me vaksinën e gripit.

“Ashtu siç janë duke u zhvilluar gjerat me valën e fundit, janë gjasa të mëdha që kjo të jetë vala e fundit e rëndësishme e pandemisë Covid-19. Pas kësaj vale, ne gradualisht do të kalojmë ne situatën kurinfkeisoni me Covid-19 do të bëhet endemik, i ngjashëm më infeksionet tjera respiratore me të cilat ballafaqohemi për çdo vit. Njerëzit do të sëmurën, por për shkak të imunitetit të krijuar, ata me simptome do te jene të paktë, ndërsa ndonjë prej tyre, si të moshuarit dhe ata me sëmundje përcjellëse edhe mund të kenë ndonjë formë të rëndë të sëmundjes, apo edhe të përfundojnë me vdekje. Ndoshta për kategori të caktuara, do të ketë nevojë për vaksinimi të përvitshme, ose në çdo dy vjet, ngjashëm me vaksinën e gripit”, ka thënë Tolaj.
Duhet theksuar përhapja e madhe e omicron tek tek fëmijët dhe adoleshentët, shumë shkolla kanë kaluar në mësim online.

Ndryshe, sipas OBSH’së, vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë. Vaksinat, sipas studimeve, ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe evitimin e hospitalizimit dhe pasojave të rënda nga ky virus.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende të tjera është miratuar vaksinimi edhe i fëmijëve 5-11 vjeç.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), fëmijët kanë gjasa aq sa të rriturit për t’u infektuar me koronavirus. Ata po ashtu mund të sëmuren rëndë dhe të kenë pasoja afatshkurtra ose afatgjata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme