“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e Gjykatës Speciale gjatë vizitës katërditore në Kosovë për arsye humanitare të ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Ata çdo ditë e kanë pështy në fytyrë shtetin e Kosovës, ato katër ditë”, tha Limaj në Frontal në T7.

“Së pari shteti ato ditë është dashtë me u thënë largohuni atyre policëve…Ne e marrim përsipër sigurinë e një personi në kushtet e gjykatës, dhe nuk ka nevojë me u shpërfaq arrogancën e juaj”.

Të ngjashme