Pilula Pfizer Pills, Merck, efektive ndaj Omicronit

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Një studim i fundit i publikuar nga shkencëtarët e SHBA-së dhe të Japonisë bën me dije se përveç dy pilulave antivirale Merck molnupiravir dhe remedesivir edhe ilaçi i ri antiviral intravenoz ( Pfizer PF-07304814 që vepron në mënyrë të ngjashme me pilulën e re antivirale, Paxlovid) janë efektive kundër variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas të dhënave nuk rezulton që efektiviteti të jetë i njëjtë dhe me prodhimin e antitrupave monoklearë, të cilët janë shumë më pak efektivë kundër Omicron sesa varianteve të mëparshme të koronavirusit, me shumë prej tyre që humbasin plotësisht aftësinë e tyre për të neutralizuar virusin.

Gjetjet e reja tregojnë se antitrupat e rinj monoklonalë duhet të zhvillohen posaçërisht kundër Omicron, por procesi do të zgjasë disa muaj, ndaj është e dyshimtë nëse kjo do të ndihmojë në praktikë, të paktën në valën aktuale të pandemisë.

Studiuesit, të udhëhequr nga virologu i njohur Yoshihiro Kawaoka i Universiteteve të Wisconsin-Madison dhe Tokios, e publikuan studimin në Neë England Journal of Medicine, dhe ndër të tjera theksuan se përveç testeve laboratorike, pilulat Omicron janë konfirmuar dhe për pacientët.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore në shumë vende shpresojnë që pilulat antivirale të përdoren gjerësisht për trajtimin e Covid-19, duke ulur ashpërsinë e simptomave dhe rrjedhimisht rrezikun e shtrimit në spital, gjë që do të lehtësojë stresin në sistemet shëndetësore. Aktualisht, furnizimi me pilula është i kufizuar.

“Përfundimi kryesor është se ndaj Omicron kemi kundërmasa. Ky është një lajm i mirë. Por këto janë studime laboratorike. Nëse kjo do të përkthehet te njerëzit, ne nuk e dimë ende”,  ka thënë  Kavaoka.

Të gjitha pilulat dhe antitrupat monoklonale në dispozicion janë projektuar dhe testuar përpara ardhjes së Omicron, i cili ndryshon dukshëm nga variantet e mëparshme për sa i përket mutacioneve, me rezultatin që shkencëtarët kanë shprehur shqetësime nëse ilaçet e reja janë joefektive në rastin e variantit të ri. Përfundimisht, duket se kjo vlen vetëm për antitrupat, por pilulat antivirale vazhdojnë të “funksionojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme