Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimet se ankthi i mbetur si pasojë e koronavirusit do të ndikojë tek disa njerëz që të krijojnë zakone të rënda të cilat mund t’i pengojnë ata që të riintegrohen edhe pas kalimit të pandemisë.

Koncepti i “Sindromës së ankthit nga COVID” për herë të parë është teorizuar nga profesorët vitin e kaluar, kur Ana Nikčević, nga Universiteti i Kingstonit dhe Marcantonio Spada, nga Universiteti i Bankës Jugore të Londrës, kishin vërejtur se njerëzit ishin duke zhvilluar një grup të veçantë të tipareve në përgjigje të COVID-19.

Sipas tyre, sindromi i ankthit është i karakterizuar kryesisht nga kontrollimi i vazhdueshëm për ndonjë simptomë eventuale të COVID-19, evitimi i vendeve publike dhe pastrimi i vazhdueshëm i cili kthehet në obsesion.

Hulumtuesit kanë theksuar se këto shenja shqetësuese të sjelljes nuk do të kalojnë lehtë, madje as pasi virusi të jetë futur nën kontroll.

“Frika është normale. Të gjithë i frikësohen virusit sepse është i rrezikshëm. Mirëpo, pritjet e mija janë se pjesë të popullatës do të evitojnë ri-integrimin dhe do të kenë brenga të vazhdueshme si pasojë e virusit pavarësisht se do të jenë të vaksinuar”, ka thënë profesori Spada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme