Angela Merkel është kancelare e Gjermanisë prej 12 vjetësh e këtë e tregoi qartë në debatin televiziv me rivalin e saj kryesor në zgjedhjet e 24 shtatorit, kreun socialdemokrat, Martin Schulz.
Në duelin e transmetuar drejpërdrejt nga kanalet kryesore e të ndjekur nga rreth 20 milionë shikues, u shfaq e qetë, e besueshme dhe me eksperiencë, duke zbrapsur pa shumë mundim sulmet e kundërshtarit.
Schulz u përpoq sidoqoftë të sulmonte duke prekur temën që i kushtoi Merkelit një pjesë të popullaritetit: atë të refugjatëve. Ai i tha Merkelit se në vitin 2015 bëri një gabim të madh që nuk përfshiu në vendim edhe fqinjët europianë, por kancelarja u përgjigj se koha nuk premtonte e duhet vepruar shpejt. Në lidhje me qëndrimin ndaj Turqisë, Trumpit dhe Koresë së Veriut, Schulzi ofroi zgjidhje të thjeshta.
Kurse kancelarja Merkel u paraqit si politikane me përvojë, duke thënë se nuk mund të presë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Turqinë, edhe për shkak të gjermanëve të arrestuar atje.