​Haxhiu-Kurtit: Lëri të votojnë të lirë deputetët, kur të dhemb shpina të trajtojë

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Haxhiu tha se ka shpresuar për një qasje më pragmatike të pozitës në Kuvend lidhur me këtë çështje, ndërsa theksoi se të drejtën për nisma ligjore u garantohet me ligj.

Duke iu përgjigjur kritikave të Kurtit, se iniciuesi është joprofesionist i ekonomisë, Haxhiu i tha Kurtit se nëse qëndron në zyrë vazhdimisht të dhemb shpina dhe ai mund ta trajtojë si fizioterapist.

“Kërkova që debati mos me u bartur në personale, sot e kem vetëm një kërkesë, mos iu bë presion deputetëve tuaj në. Lëri të votojnë të lirë, në bindjen e tyre, në vullnetin tyre. Në aspektin personal, kryeministër, të kam thënë ty dhe kolegëve tuaj, që nihemi prej kohës së Unionit të Studentëve , dhe kur unë iu kam bashkuar UÇK-së dhe ti ke qëndruar në Prishtinë. Por po duket kryeministër që nëse kështu vazhdon me qëndruar në zyrë, edhe mos me i dëgjuar kërkesat e qytetarëve, ke me pasur edhe probleme të dhimbjes së shpinës dhe ke me pasur nevojë edhe për fizeoterapi, kështu që jam i gatshëm me të trajtuar pa para sa herë që ke nevojë. Por sot qytetarët kanë nevojë që qeveria dhe kuvendi, ndonëse po ke vullnet me ua mbylle gojën deputetëve, por nëse ke arritë me bërë te deputetët tuaj, nuk ke me arrit me bërë te ky kuvend, sepse ky është tempulli i demokracisë”, theksoi Haxhiu.

Të ngjashme