Edhe pse Milani do ta shesë sulmuesin e tyre, Nikola Kalinicin, për një shumë më të vogël se sa ajo që kishin paguar për të siguruar shërbimet e tij, rroga e tij prej 10 milionë eurosh nuk do të jetë më në listën e shpenzimeve të klubit italian.
Kroati do të transferohet në Atletico Madrid dhe shkoi dje në Spanjë për të përfunduar testet mjekësore, përcjell Gazeta Express.
Kroati verën e kaluar ishte transferuar te Rossonerët për 25 milionë euro, por forma e tij e dobët e treguar duke shënuar vetëm 6 gola, ka shtyrë drejtuesit e Milanit që të mendojnë largimin e tij.
30-vjeçari do të bashkohet me Los Colchoneros si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Kevin Gameiron, i cili u transferua në Valencia.