​Lajçak për raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi: Ka disa çështje urgjente për t’u diskutuar

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të martën dhe mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se janë disa çështje urgjente që duhet diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjendet një mirëkuptim i përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme