Tandemi Escobar -Lajcak, analisti i njohur: SHBA dhe BE do të jenë më efektivë, do t’u bëjnë presion palëve

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Dusan Janjic, analisti i njohur serb që është edhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Forumit Ndëretnik ka komentuar vizitat e Lajcak dhe Escobar në Prishtinë dhe Beograd.

“Pas një kohe të gjatë, kemi një bashkëpunim BE -SHBA, në lidhje me çështjen e Kosovës. Deri më tani probelmi më i madh ka qenë në BE dhe burokracinë e saj dhe në administratën e ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka dashur të punojë në mënyrë të pavarur për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Dhe në këtë ia ka dalë deri diku duke e nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit” ka thënë Janjic.

Ai ka thënë se tani pret që BE dhe SHBA të jenë më efektivë në ndërmjetësim.

“Çështja kryesore është ajo e besimit. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë pasur distancë ndaj Lajcakut sepse ai është nga Sllovakia që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, ai është problematik edhet për palën serbe sepse ka dyshime se ai do të jetë më, sic thuhet, më katolik se Papa. Nga ana tjetër, Escobar është i prirur  ndaj palës shqiptare” ka thënë ai.

Janjic thotë se Lajcak dhe Escobar kanë shanse të përmirësojnë rejtingun dhe të jenë të pranueshëm si ekip.

“Problem të madh përbën mospërmbyllja e marrëveshjeve të arritura. Nëse kjo është një traditë për BE’në, nuk është e tillë për SHBA’në. Washingtoni gjithësesi do të tentojë t’iu bëjë presion palëve dhe me anë të “shkopinjve dhe karrotave” ta realizojë formimin e Asociacionit të Komunave. Duhet thënë se më 2013 Asociacioni ishte i paraparë vetëm për Veri për t’u zgjeruar edhe për komunat në pjesën jugore në vitin 2015” ka thënë Janjic.

Në media është diskutuar modeli i Belgjikës lindore si një model i mundshëm për Asociacionin. Janjiq thotë se nuk përjashtohet që në të ardhmen të shfaqen edhe propozime të reja.

“ Personalisht mendoj se fuqitë perëndimore do të insistojë që të realizohet ajo që në këto anë tashmë funksionon. E kjo është vet administrim lokal që funksionon me anë të buxhetit vetanak.  Asociacioni do të duhej të ishte koordinues i vetëqeverisjeve të tilla lokale. Pse mos ta kenë serbët atë që e kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës apo hungarezët në Vojvodinë nëpërmjet Këshillit Kombëtar” thotë Janjic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme