​Në Gjakovë mbahet marsh sensibilizues për eliminimin e dhunës ndaj grave

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të eliminimit të dhunës ndaj grave, sot në Gjakovë u organizua marsh sensibilizues në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, koordinuar nga anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë.

Sakibe Doli nga “Shtëpia e Sigurt” tha se me ndërgjegjësimin e qytetarëve, të gjithë do të ndjehen më të barabartë, dhe do të ketë më pak raste të dhunës ndaj grave.Lumnije Shllaku, zyrtare për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjakovës, tha se gratë dhe fëmijët janë më të atakuarit nga dhuna në familje dhe se për këtë arsye ajo bëri thirrje që të parandalohen këto raste.

 Florent Elshani , vullnetar në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, thotë se shoqëria kosovare ka nevojë që të vetëdijesohet.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave pas vdekjes së tri motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme