​Përfaqësuesi i NATO-s: Anëtarësimi i Maqedonisë vetëm pas zgjidhjes së emrit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 14:45 | Nga

Ftesën për anëtarësim në NATO, Maqedonia do ta marrë vetëm pasi ta gjejë zgjidhje të përbashkët me Greqinë për çështjen e emrit dhe pasi t’i realizojë reformat e nevojshme, porositi ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Taxhan Illdem.

Sipas tij, NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik.

“Në emër të progresit dhe stabilitetit, vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë primare dhe jam shumë i lumtur nga fakti se ky vision është shpërndarë dhe promovuar nga të gjithë liderët që kam takuar gjatë vizitës sime këtu. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor nëpërmjet zgjidhjes së problemeve me fqinjët, me luajtjen e rolit aktiv në iniciativa si Karta e Adriatikut tashmë po bëheni faktor prodhues i sigurisë dhe stabilitetit. Jam i kënaqur që shoh Qeverinë të zgjidh problemet e së kaluarës, t’i trajtojë me seriozitetin që meritojnë”, tha Taxhan Illdem, ndihmës i sekretarit gjeneral të NATO-s për Diplomaci Publike.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov garantoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat e dhëna në Samitin e NATO-s në Varshavë, duke zbatuar planin aksionar për anëtarësim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme