Anëtarësimi në NATO vështirë se mund të përshpejtohet, të intensifikohet bashkëpunimi me Shqipërinë

Prishtinë | 01 Maj 2022 | 09:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht anëtarësimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), sidomos pas luftës në Ukrainë e qëndrimit neutral të Serbisë karshi sulmit rus mbi këtë shtet.

Ndonëse po shihet si veprim i duhur, anëtarësimi në këtë mekanizëm po vlerëson si shumë kompleks dhe vështirë se mund të përshpejtohet, prandaj edhe po kërkohen veprime konkrete që mos të përsëriten gabimet e më hershme.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizata ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar po vlerëson.

Ibishi shtoi se Qeveria duhet të jetë e përqendruar dhe të fillojë sa më parë kërkesën për anëtarësim në NATO, OKB dhe Këshillin e Evropës, në mënyrë që të përgatitet edhe për lobim në fazën e marrjes së vendimit.

Tutje, ai tha se bashkëpunimi duhet të jetësohet edhe me Shqipërinë.

“Është tendencë e vazhdueshme dhe fatkeqësisht dështimi jonë apo tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizata ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar dhe mendoj që edhe me Shqipërinë duhet të jetësohet kur kemi trend të rritur në aspektin e rrezikimit dhe kërcënimit të sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe në kufijtë të Kosovës”.

“Qeveria në bashkëpunim me prezencën ndërkombëtare të sigurisë, por edhe vendet përveç Serbisë e cila vazhdon të jetë kërcënuese për Kosovën mendoj që jashtëzakonisht mirë ka ngritur çështjet dhe normal ajo çka po kërkohet edhe anëtarësimi në NATO dhe Këshillin e Evropës që është me rëndësi jetike për Kosovën që të tejkalohen të gjitha këto raste”.

“Duhet të shfrytëzohet momentum dhe të jetë e përqendruar dhe kërkesat për anëtarësim në OKB t’i fillojë qysh më herët me qëllim që në momentin e mbajtjes së asambleve sikur që është INTERPOL apo edhe organizatave tjera ndërkombëtare të jemi shumë më të përgatitur edhe për lobim edhe në fazën e vetë marrjes së vendimit. Ne kemi partner tonë strategjik që na mbështesin dhe duhet shfrytëzuar momentum”, tha Ibishi.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Fatmir Çollaku tha se anëtarësimi në NATO është proces kompleks dhe gjasat për një përshpejtim të këtij procesi janë shumë të vogla.

Mes tjerash, ai tha se bashkëpunimi i fushës së sigurisë me Shqipërinë është i kënaqshëm, por se shteti amë nuk ka ndonjë pozicion përveç që është anëtare e NATO-s, raporton EO.

“Anëtarësimi në NATO është proces kompleks në të vërtetë kush i njeh mirë këto probleme e dinë se nuk mund të realizohet lehtë. Aktualizimi dhe ideja për përshpejtim  të procedurave është e mirë dhe shumë e dobishme dhe natyrisht interesi ynë kombëtar është që sa më shpejt që ka mundësi të anëtarësohet Kosova në NATO. Mirëpo se sa janë gjasat reale për një anëtarësim të përshpejtuar unë mendoj që gjasat janë të vogla”.

“Bashkëpunimi i fushës së sigurisë me Shqipërinë është i kënaqshëm, por Shqipëria nuk ka ndonjë pozicion përveç që është anëtare e NATO-s e asnjë kapacitet dhe diçka që mund të ofrojë si shtet përveç mbështetjes kombëtare dhe bashkëpunimit të gjithëmbarshëm. Qeveria po bënë punën e vet suksesshëm në fushën e sigurisë duke nënkuptuar performacën cilësore të policisë dhe vigjilencën e shtuar të institucioneve të tjera. Prandaj në këtë aspekt rezultatet në teren po tregojnë se është në rregull sa i përket punës dhe kryerjes së detyrave të sistemit të sigurisë”, tha Çollaku.

Të ngjashme