Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në T7 ka folur edhe për presidenten e Kosovës, Justina Pula-Shiroka.
Haziri ka kujtuar se para disa vitesh, Shiroka-Pula si ministre s’kishte pranuar që të privatizohej KEDS-i.
Ai tutje ka thënë se pastaj një gjë të tillë e kishte bërë Mimoza Kusari-Lila si zv.kryeministre.
“Ishte ftuar si eskperte për ministrinë e energjisë. Ajo s’ka pranuar që ta privatizojë KEDSI-in. Ka qenë gardiane në mbrojtjen e aseteve. Mas 15 vjete po ia përmendi”, ka thënë Haziri.
Ai thotë se privatizimin pastaj e kishte bërë Kusari-Lila.