Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth therjes së avokatit Arlind Jupolli që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës.
Sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Policia njofton se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Express zëdhënësi Agron Borovci.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia.