Reperi i njohur goditet me thikë në festival, vdes në spital

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Reperi Drakeo the Ruler ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë në një festival muzikor në Los Angeles. 28-vjeçari u sulmua mbrëmjen e së shtunës në koncertin “Once Upon a Time” në LA, ku ai dhe yje si Snoop Dogg, 50 Cent dhe Ice Cube do të interpretonin.

Zëdhënësi i tij, Scott Jawson konfirmoi lajmin për disa media amerikane të dielën. Artisti thuhet se u godit me thikë gjatë një sherri në prapaskenë rreth kohës kur ai do të performonte. Mësohet se reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Darrell Caldwell, vdiq pasi u dërgua në spital, raporton abcnews.

Festivali u ndërpre pas incidentit. Drakeo the Ruler kishte më shumë se 1.5 milion dëgjues në muaj në Spotify dhe bashkëpunoi me reperin kanadez Drake në këngën Talk to Me.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme