​Pranimi i testeve nga Serbia, Haradinaj e quan poshtërim, kërkon reagim nga institucionet

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetar i OVL-UÇK-së për Kosovë, Nasim Haradinaj ka bërë një kërkesë për Komisionin hetimor parlamentar që të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, dhe njëkohësisht ka kërkuar që të merren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që t’i hedhë në mbeturina publikisht ato teste dhe të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe t’i shkarkojë nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Postimi i Haradinajt:

KËRKESË;

KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, të cilat i dënojmë ashpër dhe kërkojmë të mirren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë, pranusi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria Kurti. Gjithashtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve.

Po ashtu ka poshtëru e turpëru aktivitstët për pavarësi, të gjithë ish të burgorsurit politik dhe kundër të gjithë të masakruarve dhe të torturuarve në Kosovë.

Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!

FTESË urgjente, po ashtu edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh.

Nasim Haradinaj

Të ngjashme