Në momentin kur lojtari i kombëtares së Spanjës, Isco, është në qendër të vëmendjes për shkak të negociatave të pretenduara rreth kalimit në Barcelonë, klubi i tij i tanishëm Real Madrid i ofroi mesfushorit kontratë të re gjashtë vjeçare.
Mediat spanjolle theksojnë se nëse Isco pranon kontratën e re, do të fitonte rreth gjashtë milionë euro në vit, që është tre herë më shumë se tani.
Kontrata e tij e tanishme me Realin skadon në qershor të vitit 2018 dhe shumë klube, jo vetëm spanjolle, por edhe evropiane tregonin interes për të.
Isco te “mbretërit” erdhi në vitin 2013 nga Malaga për 30 milionë euro.
Që atëherë për Realin ka luajtur 179 ndeshje dhe shënoi 28 gola. Në fanellën e kombëtares së Spanjës luajti 18 herë dhe shënoi tre gola.