Isco refuzon Sevillan

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Real Madridit, Isco, sipas mediumit “Diario AS”, e ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Sevillas në muajin janar si i huazuar.

Për spanjollin është folur shumë se do të largohet nga kampioni i La Ligës spanjolle.

Ish-ylli i Malagas ka luajtur në vetëm tri ndeshje si titullar deri tani këtë sezon, ndërsa kontrata e tij me Real Madridin përfundon në qershor të vitit 2022.

Evertoni ka qenë një prej ekipeve më të interesuara për të, madje u tha se për të është i gatshëm t’i shpenzojë 25 milionë euro në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme