Vetura ikonike e Batman-it, e realizuar në filmin e Tim Burton, del në ankand

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Vetura ikonike nga filmi Batman Returns (1992), me regji të Tim Burton, ka dalë në ankand me një çmim të përfolur prej 5 deri në 7 milionë eurosh.

Ky automjet është elegant, me shkëlqim dhe me një gjatësi prej rreth 6 metrash.

Makina shfaqet në disa prej sekuencave të filmit.

Një nga skenat më të paharrueshme është ajo ku personazhi i Pinguinit, i luajtur nga Danny DeVito, merr kontrollin e veturës dhe e drejton atë me shpejtësi nëpër rrugët e Gotham City-t.

Përveç dizajnit mahnitës, makina mishëron estetikën gotike që Tim Burton sjell në universin e Batman-it.

Megjithatë, pronari i ardhshëm i këtij automjeti do të ketë disa kufizime në mënyrën se si mund ta përdorë atë.

Sipas marrëveshjes me Warner Bros., vetura nuk lejohet të përdoret për qarkullim në rrugë

Të ngjashme