Sot në Kosovë priten ngrica dhe mjegull, temperaturat deri në 6 gradë

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 6 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Të ngjashme