Në muajin Mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2021 janë: Italia (67,1 %), Kosova (25,2 %) dhe SHBA (9 herë). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Greqia (6,0 %) dhe Spanja (44,6 %).
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (54,5 %), Kosova (52,0 %) dhe Gjermania (123,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (66,8 %) dhe Turqia (19,7 %).
Në muajin Mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2021 janë: Italia (0,8 %), Turqia (53,5 %) dhe Greqia (29,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (9,5 %), Kroaci (22,0 %) dhe Zvicër (19,0 %).
Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (12,7 %), Turqia (52,7 %) dhe Kina (9,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (20,2 %) dhe Zvicra (29,4 %)
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8 %, të gjithë tregtisë. Në Mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4 %), Turqia (9,0 %), Greqia (6,7 %) dhe Kina (6,5 %).
Shkëmbimet tregtare, për tremujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Shkurt – Mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,8 %), Turqia (8,3 %), Gjermania (7,0 %) dhe Greqia (6,6 %).
Në Mars 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u rritur me 50,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28,0 %, në krahasim me Shkurt 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 84 mld lekë, duke u rritur me 29,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 21,7 %, në krahasim me Shkurt 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 9,7 %, krahasuar me Mars 2021 dhe me 14,4 %, në krahasim me Shkurt 2022.
Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me 49,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, duke u rritur me 27,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 87 mld lekë, duke u rritur me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
Gjatë muajit Mars 2022, në rritjen e eksporteve prej 50,4 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +20,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,7 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 49,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +18,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,4 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje.