Dehari, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi, i ka lehtësuar dënimin për tri vjet e gjysmë Luz Allakajt, i dënuar për vrasjen e një fëmije, por që i njëjti është dëshmitar në rastin e vrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes.
Vetëvendosje shkruan se Prokuroria Speciale vazhdon të heshtë lidhur me rastin, duke mos dhënë asnjë informacion lidhur me hetimet që çojnë në zbardhjen e së vërtetës.
“Po bëhen katër vjet dhe ende nuk ka drejtësi për Astritin. Vrasësit dhe nxitësit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Dëshmitarët kryesorë të rastit ose janë falur e liruar nga burgu pavarësisht veprave të rënda për të cilat kanë qenë të dënuar, ose nuk janë më gjallë, si rasti i të ndjerit Naser Makolli. Ndërkohë këto ditë presidenti i ka lehtësuar dënimin për tre vite e gjysmë Luz Allakajt, të dënuar për vrasje të një fëmije, por që i njëjti është edhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit”.
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se hetimet lidhur me rastin Dehari po fshihen qëllimisht, ndërkohë që deputetët e kësaj partie kanë kërkuar nga Zyra e Presidencës dosjen e kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimin e Allakajt.
“Ndërkohë i bëjmë thirrje prokurorisë që të jetë aktive dhe e vëmendshme për këto veprime të secilës instancë që po provon t’i fsheh gjurmët për rastin e vrasjes së Astrit Deharit, përfshirë edhe presidentin që rastin e Deharit e ka deklaruar si vrasje. Po të merrej prokuroria me provat e rastit, dëshmitarët dhe palët ndërhyrëse në këtë proces me zellin e njëjtë që merrej ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj do të përafrohej drejtësia më herët dhe rasti do të zgjidhej. Drejtësia për Astritin është drejtësia për gjithë shoqërinë”.
Ndryshe, Luz Allaku ishte intervistuar më 10 nëntor 2016, pesë ditë pas vdekjes së Deharit.
Institucionet e Kosovës, e patën cilësuar rastin si vetëvrasje, por një ekspertizë mjekoligjore e kryer në një institut mjekësor në Zvicër pati ngritur dilema për opsione të tjera lidhur me rastin.