Pas zbulimit të ngarkesës 1.9 ton drogë në një skaf që vinte nga Shqipëria, policia italiane njofton se ka në dorë një letër të trafikanteve, që hedh drite mbi kontaktet dhe hesapet e tyre për trafikun.
Mediat italiane raportojnë se llogaritë që lidhen me ngarkesën e marijuanës që shkon nga Shqipëria me destinacion Brindisin në Itali, janë raportuar në një letër që hetuesit italianë e kanë nën zotërim dhe që ju jep shumë informacion në lidhje me trafiku nëpërmjet detit.
Sipas policisë, në letër jepen garancitë e marrjes në pyetje, shumat e trafikut, kostot e riparimit të një makine, etj.
Sipas policisë pesë persona janë arrestuar, mes te cilëve tri dite me pare u vunë në pranga italianët Giuseppe Vantaggiato, Maurizio Muscogiuri dhe Maurizio Carratta, ndërsa më 11 janar janë arrestuar Domenico Pascariello dhe shqiptari Besmir Hameti, shkruan panorama.
Letra doli ne pah pas arrestimeve 7 muaj më parë kur Pascariello dhe Hameti janë gjetur në bordin e një gomoneje me 1.9 ton drogë marijuanë e ndarë 84 çanta për të qenë gati për trafik. Ne letër zbulohen lidhjet midis trafikantëve.
“Është e qartë se i ndaluari Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga”, theksohet ne te.