Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 10 183 raste. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka arritur në 118 752.
Të shëruar janë 106 278 pacient si dhe të vdekur janë 2 291 persona.
Për menaxhimin e pandemisë në vend ka filluar edhe dhënia e vaksinave kundër COVID-19, deri tani 601 701 doza të vaksinës janë marrë nga qytetarët, prej tyre 213 279 janë të vaksinuar me të dyja dozat.