Administrata Tatimore e Kosovës, në vitin 2011 ka lancuar projektin me të madh elektronik të quajtur E-Deklarimi, kjo platformë fillimisht ka qenë në dispozicion për bizneset që janë të kategorizuara në Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj , ndërsa për pjesën tjetër të tatimpaguesve mundësi e përdorimit të EDI-t ka qenë nga fillimi i vitit 2012.
Deklarimi elektronik –EDI, është mënyrë moderne (e avancuar), e shpejtë dhe e thjeshtë për të deklaruar tatimin. Ky sistem mundëson dhe krijon një llogari online të tatimpagueseve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen: deklarimin dhe pagesën e të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve Pensionale, gjenerimin e fletëpagesës për borxhet e pashlyera që nga viti 2011, pasqyra mbi gjendjen e tatimpaguesit që nga viti 2011, gjenerimin e vërtetimit tatimor për biznese, raportimin e blerjeve mbi 500 euro, caktimin e personit të autorizuar, ndryshimin e profilit dhe fjalëkalimit, kontrollimin e historisë dhe bilancit tatimor, kërkesë për ndihmë, etj.
Që nga lancimi i kësaj platforme elektronike e deri me tani, numri i deklaratave të shkarkuara është 10.8 milionë, ndërsa numri i tatimpaguesve të regjistruar në sistemin elektronik EDI është 98,408.
Duke përdorur sistemin elektronik EDI tatimpaguesit dhe qytetarët kursejnë kohën e tyre, si dhe duke marr në kohë shërbimet për të cilat kanë nevojë. Përdorimi i shërbimeve elektronike në ATK, është në dispozicion 24 orë dhe 7 ditë në javë, ku mundësit për të përdorur këtë sistem janë të lehta dhe shumë të thjeshta.
Se kemi një sistem të avancuar dhe shumë të thjesht për t’u përdoruar, këtë e tregon më së miri numri i qytetarëve dhe tatimpaguesve, të regjistruar në platformën EDI.
Administrata Tatimore e Kosovës në prioritet ka ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente duke ndjekur praktikat më të mira të administratave tatimore moderne të vendeve të zhvilluara!