Mblidhen dy komisione parlamentare

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.

Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror.

Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet. Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje financiare dhe buxhetore.

Të ngjashme