Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, thanë se nuk e shohin dorëheqjen si formë për të “kontribuuar” në çështjen e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
Para qeverisë, ajo u shpreh e ashpër ndaj tyre.
“Qysh sju vjen turp, a keni pasë gjak shqiptari. Ju sot as dhimbjen nuk e respektoni, jeni t’u bo hajgare me neve. Po na shkojnë vajzat tona, po na shkon rinia? Turpi s’paska kufij a?”, ka thënë ajo.
Ndryshe, ministrat Gërvalla e Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe kanë folur lidhur me raportin e dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Që të dy kanë deklaruar se nuk e mendojnë dorëheqjen.