Protestuesit presin para Qeverisë përgjigjen për kërkesat pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë vendosur të qëndrojnë para hyrjes së objektit, në pritje të një përgjigjeje nga institucionet.

Ndërsa, brenda Qeverisë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla po mbajnë konferencë lidhur me raportin nga vrasja e Arlinda Zekajt.

Të ngjashme