Protestuesit i afrohen hyrjes së Qeverisë së Kosovës, policia ua pamundëson hyrjen

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit i janë afruar hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin mbajtjen e konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, raporton Ekonomia Online

Ata kanë deklaruar se e konsiderojnë të drejtë të hyjnë brenda për të përcjellë nga afër konferencën, por një gjë e tillë u është pamundësuar nga Policia e Kosovës, e cila ka penguar hyrjen e tyre në objektin e Qeverisë.

Të ngjashme