Eshtë një fakt tashmë që edhe fëmijët bien pre e stresit. Ekspetët kanë nxjerrë disa faktorë që ndikojnë në të. Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore të cilat jo domosdoshmërisht janë negative apo stresuese. Ja cilat janë disa prej tyre:
1.Kur prindërit kanë probleme
2.Zënka me një shok
3.Provimet në shkollë
4.Mendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme
5.Mospatja e privatësisë
6.Lindja e një vëllai apo motre më të vogël
7.Frekuentimi i një shkolle të re
8.Divorci i prindërve
9.Rimartesa e njërit prind me një person tjetër
10.Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.