Në fushë shpeshherë ai mund të duket si futbollist arrogant dhe mendjemadh, mirëpo në jetën e përditshme ai është e kundërta e kësaj.
Duke e ditur që faktet dhe veprat janë më të rëndësishme se fjalët, këtu i keni disa prej tyre.
1. Femra, shtëpi e vetura luksoze, Ronaldo ka gjithçka, mirëpo ai ende nuk ka asnjë tattoo në trupin e tij dhe nuk besohet se do ta bëjë ndonjë të tillë.
2. A e keni ditur se është dhurues i rregullt i gjakut?
3. Ai nuk përdor alkool, jo vetëm për shkak të formës fizike, por është i pakompromis në luftën kundër alkoolit për shkakun se ishte pikërisht alkooli ai që i mori jetën babait të tij.
4. Ronaldo dhuroi plot 5 milionë dollarë, për të ndihmuar viktimat e termetit të fuqishëm që goditi Nepalin, në vitin 2015.
5. Ai gjithashtu pagoi 70,000 dollarë për shërimin e një fëmije të sëmurë, pavarësisht se nëna e fëmijës i kërkoi vetëm fanellën.
6. Ai shiti “Këpucën e Artë” që e fitoi në vitin 2011, për të financuar shkolla në nevojë.
7. Ka dhënë donacion 550 000 dollarë për UNICEF-in dhe 100 000 dollarë tjerë për Kryqin e Kuq.
8. Ronaldo është figura kryesore në shumë organizata bamirëse anë e kënd botës dhe nuk heziton të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me to.
9. Portugezi gjithashtu njihet si futbollist që gjithmonë është i gatshëm dhe i buzëqeshur që të fotografohet me fansat, edhe kur ata “pushtojnë” fushën.
10. Duke llogaritur mjetet financiare që ka derdhur për bamirësi, Ronaldo është zgjedhur si futbollisti më bamirës në futbollin aktiv.