Jose Mourinho nga viti 2004 kishte marrë nofkën “Special One”, por kjo tashmë i është ndërruar nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili e quajti “Little man”, për shkak të sjelljeve të tij të ulëta
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, së fundmi i njohur si “Little Man”, është nja nga trajnerët që ka fyer më shumë kolegët e tij dhe futbollistët.
Nga Arsene Wenger e deri te Antonio Conte, këto janë dhjetë fyerjet e tij më brutale ndër vite.
1. Specialist në dështime – “Arsene Wenger është specialist në dështime. Nëse do ta bëja në Chelsea, tetë vite pa trofe, do të largohesha dhe nuk do të kthehesha më kurrë”, ju kishte përgjigjur Mourinho trajnerit francez, kur ky i fundit kishte thënë se portugezi i këqyr vetëm punët e huaja.
2. Mësojeni gjuhën – “ Ranieri? Besoj se ai ka të drejtë kur thotë se unë jam shumë kërkues nga vetja dhe më duhet të fitoj tituj për të qenë i sigurt se kush jam. Kjo është arsye pse kam fituar aq shumë tituj. Ranieri në anën tjetër e ka mentalitetin e dikujt që nuk dëshiron të fitojë. Ai është gati 70 vjeçar dhe ka fituar Superkupën dhe disa tituj tjerë të vegjël dhe është shumë i vjetër për të ndryshuar mentalitetin. Ai është i vjetër dhe nuk ka fituar asgjë. Ranieri ka qenë në Angli për pesë vite dhe ende ka vështirësi të thotë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma”, iu përgjigj Mourinho italianit, kur ky i fundit kishte thënë se “Unë nuk jam si Mourinho, nuk më duhet të fitojë tituj për t’u bindur se kush jam”.
3. Shumë Interesante – “Mendova se do të më falënderonte për titullin që ia dhurova. Pyetni të gjithë tifozët e Interit çfarë mendojnë për mua e çfarë për atë”, tha Mourinho për Rafa Benitez, pasi ky kishte fituar Kupën e Botës për Klube.
4. Guardiola – “Guardiola është trajner fantastik, por unë i kam fituar dy Liga të Kampionëve. Ai ka fituar vetëm një Ligë të Kampionëve dhe kjo do të më kishte turpëruar. Do të më vinte turp ta fitoja me skandalin e Stamford Bridge dhe nëse e fiton edhe këtë sezon, atëherë do ta fitojë me skandalin e Santiago Bernabeut. Shpresoj se një ditë Guardiola do ta ketë mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve, në mënyrë brilante, të pastër dhe pa skandale”, kishte thënë portugezi pas humbjes 2:0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, ku ishte përjashtuar me të kuq Pepe.
5. Ronaldo i vërtetë – “Ish trajner për herë të parë në vitin 2000, por para asaj isha asistent në klube të mëdha me trajner të mëdhenj dhe duke drejtuar lojtarët më të mirë në botë. Kështu, isha 30 dhe isha duke mësuar Ronaldon, jo këtë (Cristianon), por atë të vërtetin, Ronaldon brazilian”, kishte thënë Mourinho në vitin 2013.
6. Messi aktor – “Si i thonë simulimit në gjuhën katalone? A mund të suspendohet Mesi për aktrim? Barcelona është qytet kulturor dhe ka teatro të mëdhenj dhe ky djalosh ka mëshuar shumë mirë. Ai ka mësuar të luaj dhe aktrojë”, ishte shprehur Mourinho në vitin 2006, pasi Messi kishte nxjerrë një karton të kuq për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve, duke e eliminuar Chelsean.
7. Simulimet – “Nuk jam më trajner i Chelseat dhe nuk kam nevojë të mbroj askënd, or është e drejtë të them se Drogba është simulues. Drogba, Ronaldo, Torres dhe Van Persie janë simulues. Kush simulon më shumë? Ai që ka fituar më shumë penallti në vitet e fundit. Por, futbolli anglez është ai që i kritikon më shumë”.
8. Misteri Monaco – “Unë nuk e di kush është Pietro Lo Monaco. Me emrin Monaco kam dëgjuar vetëm për Bayern Monaco (Munich) dhe Monaco GP, Tibetian Monaco dhe Principatën e Monacos. Nuk kam dëgjuar kurrë për dike tjetër”.
9. Conte – “Preferoj të sillem ashtu siç po e bëj. Shumë më i matur, më mirë për skuadrën dhe për mua. Nuk mendoj se duhet të silleni si i çmendur në vijën e fundit me gjithë atë pasion. Atë pasion duhet ta keni çdo ditë, në mënyrën se si i përkushtoheni punës tuaj, e jo vetëm në sy të kamerave”, kishte thënë Mourinho për sjelljet e Antonio Contes gjatë golave që shënojnë lojtarët e tij.
10. Lopa e Shenjtë – “Ju mundeni po ashtu të vendosni një lopë në mes të fushës. Pastaj do të ndërpritej ndeshja sepse aty është një lopë. Nuk keni çfarë të bëni në futboll. Ju duhet të mbroheni me 10 lojtarë, i vendosni 10 në vijën e portës, parkoni autobusin, por futbolli ka nevojë për top”, kishte thënë Mourinho pas humbjes 2:1 nga Newcastle në vitin 2014.