10 gabimet e femrave që ndikojnë në fertilitetin e tyre

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 03:13 | Nga Ekonomia Online

Në zonën e Desenzanos në Garda të Italisë është mbajtur kongresi nacional i farëzimit artificial, gjatë së cilit mjekët bënë një përmbledhje të gjërave që ndikonin negativisht në fertilitet.

Gabimet që femrat bëjnë:

  • Nuk tregojnë kujdes me peshën. Ajo duhet të jetë në vlerat normale për gjatësinë e trupit, pra as më shumë as më pak.
  • Nuk konsumojnë ushqime të pasura me omega-3, omega-6, vitaminë B. Këshillohen frutat, perimet, peshku dhe vaji i ullirit.
  • Konsumojnë tepër alkool. Nuk duhet të kaloni asnjëherë sasinë maksimale prej 2 gotash verë në ditë nëse jeni duke kërkuar një shtatzëni.
  • Nuk kryejnë aktivitet fizik ose e teprojnë me të. Duhet të zgjidhni të bëni gjimnastikën e lehtë dhe ta praktikoni vazhdimisht.
  • Përjetojnë shumë stres. Jo vetëm ju, por edhe bashkëshorti juaj do të jetë pak fertil duke qënë se sperma nuk do të ketë cilësinë e duhur për të arritur ngjizjen.
  • Nuk merrni në konsideratë shëtitjet në ajër të pastër. Ekspozimi i tepërt ndaj smogut ndikon negativisht në fertilitet, prandaj nëse keni mundësi të shkoni për pak kohë në mal mos hezitoni ta bëni.
  • Nuk bëni një gjumë të rregullt. Filloni të hiqni dorë nga jeta e natës dhe të bëni një gjumë cilësor.
  • Kujdesen shumë pak ose aspak për shëndetin e tyre seksual. Infeksionet të ndryshme si klamidia mund të ndikojnë në mënyrë direkte në aftësinë tuaj për të ngjizur një fëmijë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme