“Njerëzit lënë menaxherët, jo kompaninë”. Një shprehje e dëgjuar nga të gjithë. Shumë prej nesh kanë përvoja të tilla. Por, cila është arsyeja e parë që i shtyn njerëzit të lënë një menaxher? Dhe nëse ju ndodh të udhëhiqni një skuadër cilat janë cilësitë që ju bëjnë më të mirë?
Për këto lloj pyetjesh Google ka kërkuar të përgjigjet. Në vitin 2008, kompania nisi hulumtimet në lidhje me atë se çfarë e bën një menaxher të mirë, me kod të quajtur Project Oxygen. Ata fillimisht identifikuan tetë sjellje që ishin të zakonshme mes drejtuesve më të lartë, dhe filluan trajnimin e të gjithë menaxherëve për të zhvilluar këto sjellje.
Me kalimin e kohës, Google vërejti një përmirësim të dukshëm në metric-s kryesore siç janë lëvizja e punonjësve, kënaqësia dhe performanca.
Por, ndërsa kompania rritej, kërkesat për menaxherët u rritën gjithashtu. Google vazhdoi kërkimet e tyre. Ata e rafinuan kërkimin dhe mësuan më shumë.
“Ne zbuluam se me kalimin e kohës, cilësitë e një menaxheri të shkëlqyeshëm në Google ishin rritur dhe evoluan me shoqërinë,” shkroi Melissa Harrell dhe Lauren Barbato. Harrell punon si menaxhere e shërbimeve të personelit dhe Barbato si analist i popullit.
Pas një vështrimi të dytë në kërkimin e tij, Google, “rifreskoi sjelljet sipas hulumtimeve të brendshme dhe reagimeve të Google dhe [punonjësve], dhe i vendosi ata në test”.
Rezultati është domethënës.
Këtu janë 10 sjelljet e menaxherëve më të mirë të Google, së bashku me disa këshilla praktike se si të zhvillohen këto sjellje:
Është një trajner i mirë
Një trajner i mirë shmang kurthin e zgjidhjes së çdo problemi për ekipin sapo të lindë.
Përkundrazi, i përdor këto probleme si moment për të mësuar. Ai udhëheq dhe ndan njohuri në kohën e duhur, duke lënë ekipin të fitojnë përvojë të vlefshme përgjatë rrugës.
Fuqizon ekipin dhe nuk mikromenaxhon
Kushdo nuk pëlqen një mikromenaxher. Në të kundërt, një udhëheqje e mirë e ekipit u jep njerëzve të tyre liri të mjaftueshme – për të eksploruar ide të reja, për të eksperimentuar dhe për të zhvilluar (dhe përshtatur) stilin e tyre të punës.
Përveç kësaj, menaxherët e mëdhenj sigurohen që njerëzit e tyre të kenë mjetet dhe fleksibilitetin që duhet për të realizuar punën e tyre.
Krijon një mjedis gjithëpërfshirës të ekipit, duke treguar shqetësim për suksesin dhe mirëqenien
Menaxherët e mëdhenj e bëjnë atë një prioritet për të nxitur besimin në ekipet e tyre.
Siç shprehet dhe Google:
Në një ekip me siguri të lartë psikologjike, shokët e ekipit ndihen të sigurt për të marrë rreziqe rreth anëtarëve të tyre të ekipit. Ata ndjehen të sigurt se askush në ekip nuk do të vërë në siklet apo ndëshkojë dikë tjetër për praninë e një gabimi, ngritjen e një pyetje apo duke ofruar një ide të re.
Është produktiv dhe i orientuar drejt rezultateve
Menaxherët më të mirë i bëjnë ata përreth tyre akoma dhe më të mirë.
Ata e kuptojnë se çfarë janë të afta ekipet e tyre të bëjnë dhe përdorin inteligjencën emocionale për të motivuar njerëzit e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë potencialin e tyre.
Është një komunikues i mirë – dëgjon dhe ndan informacionin
Menaxherët e mëdhenj janë dëgjues të shkëlqyer – kjo mundëson të kuptuarit. Ata gjithashtu ndajnë atë që munden, duke kuptuar se transparenca është e dobishme për ekipin në tërësi.
Ata ndajnë lavdërime të sinqerta dhe specifike, herët dhe shpesh. Por, ata gjithashtu nuk mbajnë të fshehur dhënien e reagimeve të nevojshme (negative) – duke u siguruar që ta krijojnë atë në një mënyrë konstruktive dhe të lehtë për t’u mësuar.
Mbështet zhvillimin e karrierës dhe diskuton punën
Menaxherët e mëdhenj investohen tek njerëzit e tyre. Ato ofrojnë mundësi për shtegun e karrierës, duke kuptuar se jo të gjithë dëshirojnë të ndjekin të njëjtën rrugë.
Ata gjithashtu nuk i mbajnë njerëzit e tyre për përfitime personale. Përkundrazi, mbështesin anëtarët e ekipit dhe i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre.
Ka një vizion / strategji të qartë për ekipin
Menaxherët e mëdhenj e dinë se ku po shkojnë, por ata sigurojnë që e gjithë ekipi e di, gjithashtu – në vend që t’i mbajë ato në errësirë.
Ata janë gjithashtu të kujdesshëm për të komunikuar “shtrirjen”, pritjet realiste për atë që veprimet specifike janë të nevojshme për të zbatuar një strategji dhe rolin e secilit anëtar të ekipit në dhënien e tyre.
Ka aftësi të rëndësishme teknike për të ndihmuar në këshillimin e ekipit
Shefat e mëdhenj e kuptojnë fare mirë një punë dhe janë të aftë në punën që mbikëqyrin.
Nëse një menaxher efektiv futet në një departament të ri, merr kohë që në fillim të njihet me punën dhe sfidat e përditshme. Kjo e bën të fitoj respektin e ekipit.
Bashkëpunon (në kompani)
Disa menaxherë krijojnë grupime, duke udhëhequr ekipet me mentalitetin “ne kundrejt atyre”, duke konkurruar ndaj ekipeve të tjera brenda kompanisë.
Menaxherët e mëdhenj kanë aftësinë për të parë pamjen e madhe dhe punojnë për të mirën e një kompanie në tërësi.
Është një vendimmarrës i fortë
Menaxherët e mëdhenj marrin drejtimin. Ata bëjnë vendime të vështira, dhe sigurohen që të gjithë të kuptojnë arsyet që qëndrojnë prapa këtyre vendimeve.
Sigurisht, hapi i parë – identifikimi i sjelljeve efektive të menaxherit (dhe këshilla për zhvillimin e tyre) – është e lehtë. Ekzekutimi është pjesa e vështirë. Por, janë menaxherët si këta që do të ndihmojnë njerëzit tuaj – dhe kompania juaj – të përmbushin objektiva të mëdha. (Inc.com/ businessmag.al)