Si të arrini punën e ëndrrave tuaja

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 20:25 | Nga

Keni një punë të zakonshme si gjithë të tjerët? Jeni në kërkim të një pune me orar 9-17:00 ? Do të donit  të kishit një mundësi tjetër më të mirë ku ju të ndjeheshit të emocionuar për punën që bëni.

Mësoni për veten

Merrni kohë dhe bëjini një vlerësim vetes tuaj.  Si ju pëlqen të punoni, dhe cfarë do të detyroheshit të bënit edhe nëse nuk do të paguheshit?  Bëni kërkime për karrierat dhe industritë të cilat i përshtaten aftësive dhe interesave tuaj. Qarkulloni nëpër internet, lini intervista informuese, dhe praktikohuni me praktika mësimore.

Mos u friksoni nga mungesa eksperiencës

Gjatë zhvillimi të CV apo letrës së interest mendoni se si aftësitë dhe  talentet tuaja përshtaten me përgjegjësitë e pozicionit për të cilin ju po aplikoni.  Për shembull njohuri për menaxhimin e projekteve, marrdhëniet me klientin, teknologji informacioni dhe shitjet do ju çojnë ju larg në rastet e shumta për karrierë.

Niseni karrierën hap mbas hapi

Mbase kjo do të thotë që të mbani punën që keni ndërkohë që bëni një intership në fushën që ju intereson ose te mundoheni të bëni seminare gjatë fundjavave. Mënyra e vetme për të zbuluar  nëse jeni të apasionuar mbas diçkaje është ta provoni atë, me pak rrezik të cilin ju mund ta merrni përsipër.

Kujtoni që cdo progres ja vlen

Edhe njerëzit me më shumë vetëbesim rrinë në një punë të cilën nuk e pëlqejnë thjesht për faktin se ndjehen të sigurtë, dhe sepse janë të friksuar mos marrin vendimin e gabuar.  Përpiquni për të mos humbur asnjë rast për të përmisuar veten tuaj, mundonuni të kontaktoni njerëz apo të ndiqni evente të cilët kanë lidhje me fushën ku juve ju pëlqen të punoni.

Nisni herët karrierën

Të njëzetat dhe tridhjetat kanë më shumë fleksibilitet për sa i përket testimit të karrierave të ndryshme.  Procesi i zbulimit të vetes është më i lehtë kur ju nuk jeni i ngarkuar nga përgjegjësitë familjare apo borxhet financiare, dhe kur ju nuk keni arritur ende atë nivel në karrierën tuaj ku është e vështirë për tu kthyer mbrapsht. Edhe pse nuk është kurrë vonë për të ndjekur pasionin tuaj.

Kini pritshmëri realiste

Edhe nëse jeni me aq fat sa të mbani punën e ëndrrave tuaja, nuk ekziston diçka e tillë si puna perfekte. Cdo punë ka uljet dhe ngritjet e veta dhe aspekte të cilat ne i duam dhe nuk i duam. Do ketë nga ato ditë kur ju thjesht do e fikni alarmin dhe do flini por do ketë më tepër nga ato ditë kur ju do të ndjeheni të motivuar për punën tuaj sa ju kurrë nuk e kishit menduar më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme