Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare.
Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
“Me kërkesë të juaj për vendosjen e masa së importeve, MTI ka bërë analizën e duhur të produkteve qe dëmtojë tregun ne Kosovë dhe MTI propozon Qeverisë që të marrin masa të importit të të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës Hercegovinës”.
“Masa 10% për gjitha produktet e paguara që hyjnë nga Serbia dhe Bosnjës duke përjashtuar produktet me brende ndërkombëtare, medikamentet, alkooli, duhani. Është praktikë e bazuar edhe nga territori i Serbisë”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, e cilësoi këtë si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë.
“Një pjesë e madhe e buxhetit vijnë si rezultat i tregtisë tonë dhe vendimi për masa ekonomike i mbron interesat e shtetit dhe integritet dhe sovranitet e vendit. Produktet tona janë cilësore dhe ftoj qytetarët sa më shumë të blejnë produkte vendore”, tha Hoxhaj.