Doyle: Kosova dhe BE ranë dakord për themelimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës për arsye të sigurisë së dëshmitarëve

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, tha se një nga arsyet pse Kosova dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës jashtë Kosovës ishte shqetësimi për sigurinë e dëshmitarëve.

“Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë disa lëndë në pritje për të cilat pretendohet se individë kanë marrë pjesë në frikësimin e dëshmitarëve. Gjithashtu, së fundmi u mësua përmes transkripteve të SPO-së se disa të arrestuar mund të kenë dhënë informacion për dëshmitarët e mbrojtur gjatë vizitave të tyre në ambientet e paraburgimit. Këto janë disa, do të thosha, shembuj që tregojnë për këtë shqetësim për sigurinë e dëshmitarëve, që është një nga arsyet pse Gjykata Speciale u themelua jashtë Kosovës”, thotë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme